Kusari-Lila tregon se çfarë hëngrën në darken e punës me kryetarin e PDK-së

Kusari-Lila tregon se çfarë hëngrën në darken e punës me kryetarin e PDK-së

17:08, 22/05/2024

Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila e ftuar në emisionin “DPT te Fidani”, tregoi se në darkën e punës me Partinë Demokratike të Kosovës, darka ka qenë e paraporositur, dhe veçse në fund ata kanë zgjedhur pjatën kryesore.

Ajo tregoi edhe detja tjera nga ky takim.

“Darka ka qenë e paraporositur, ka pasur sallatë, do pasta të vogëla, dhe më pas kemi zgjedhur pjatat kryesore. Jemi dakordu për kohën, kemi qenë para Memlit dhe Abelardit”, tha Kusari-Lila.

Poashtu, e pyetur me shaka nëse kishin pasur frikë se mos i hedhin diçka në pjatë, asaj dhe Kurtin, Kusari-Lila tregoi që të dyja palët nuk kanë lëvizur nga vendi.

“Atë natë s’kemi lëvizë as ne e as ata”, tha duke qeshur Kusari-Lila.

“Ka pasur bisedë të hapur dhe të drejtëpërdrejtë. Betejat më të ashpra i kemi pasur me PDK-në, e pastaj në disa raste edhe me LDK-në”, tha shefja e grupit parlamentar të VV-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco