Policia bastisë një shtëpi në Leposaviq, gjen narkotik, armë zjarri dhe municion

Policia bastisë një shtëpi në Leposaviq, gjen narkotik, armë zjarri dhe municion

20:06, 13/05/2024

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se gjatë një bastisje janë gjetur narkotik, armë zjarri dhe municione në fshatin Zamenicë të Komunës së Leposaviqit.

“Me datë 13.05.2024 DHTN në fshatin Zamenicë Komuna e Leposavicit ka realizuar një bastisje të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të personit të dyshuar mashkull kosovar, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar:    6 (gjashtë) qese me sasi të substancës së dyshuar të llojit Marihuanë me peshë rreth 260gram, 1 (një) pushkë gjuetie dy tytëshe me 26 fishekë, 4 (katër) karikatorë të armës së gjatë AK-47 me gjithësej 23 fishekë, 1 (një) radiolidhje.”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se i dyshuari është në kërkim të Policisë.

“Në lidhje me rastin njësia e forenzikës ka bërë fotografimin dhe sekuestrimin e provave, po ashtu është njoftuar edhe prokurori kompetent ku me udhëzim të tij janë iniciuar rastet ‘Blerja , posedimi , shitja dhe shpërndarja e paautorizuar  narkotikëve substancave psikotrope apo analoge’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, posedimi i pa autorizuar i armës,. Lidhur me rastin personi i dyshuar nuk është hasur në shtëpi dhe i njëjti ndodhet në kërkim policor, derisa rasti është duke u trajtuar nga njësitë relevante policore sipas kompetencës”, thuhet në njoftimin e policisë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco