Vulin: Jeni tradhtarë! E ardhmja e ish-serbëve është në 'Shqipërinë e Madhe'

Vulin: Jeni tradhtarë! E ardhmja e ish-serbëve është në 'Shqipërinë e Madhe'

09:56, 01/05/2024

Ish-kryespiuni serb, Aleksandër Vulin, ka reaguar ashpër dhe me ofendime pasi kryeministri malazez, Milojko Spajiç, konfirmoi mbështetjen për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë në Kombet e Bashkuara.

Sipas asaj që raportojnë mediat serbe, zëvendëskryeministri i ardhshëm ka kërcënuar qeverinë në Podgoricë, por jo në mënyrë të drejtpërdrejtë.

“E ardhmja e ish-serbëve është Shqipëria e Madhe. Ose ta thuash në gjuhën e rrjedhshme malazeze: ‘Burrat e mëdhenj u bënë frikacakë dhe tradhtarë’”, tha Vulin.

Ai më tej shtoi se “nëse Spajiç e mbështet vërtet rezolutën për Srebrenicën, ai duhet të mbështesë edhe deklaratën e Lidhjes së Prizrenit”.

Sipas Vulin, lufta diplomatike aktuale është për të përcaktuar nëse serbët janë komb gjenocidal ose jo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco