A i ruajtën bastionet partitë politike shqiptare?

A i ruajtën bastionet partitë politike shqiptare?

17:35, 25/04/2024

Rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale nxorën në pah pasqyrën elektorale të liderëve të partive politike shqiptare nëpër bastionet e tyre, shkruan Alsat.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka arritur të ruaj bastionin e tij në Kërçovë duke bërë një dallim prej 6.000 votave ndaj kundërshtarëve politik nga blloku shqiptar.

Në raundin e parë, në Kërçovë Bujar Osmani mori mbi 8 mijë vota, ndërsa Arben Taravari mbi 2 mijë.

Ramiz Merko dhe Ziadin Sela i ruajtën bastionin Ahmetit edhe në Strugë. Në këtë qytet, Fronti Evropian doli mbi 4700 vota epërsi kundrejt koalicionit VLEN, respektivisht ndaj Arben Taravarit. Ky i fundit morri mbi 3.300 vota, ndërsa Osmani mbi 8 mijë vota.

Image

Bastionet Ahmeti me ndihmën e Frontit Evropian arriti t’i ruan edhe në Saraj, Likovë dhe Çair. Në komunën me shumicën e funksionarëve të BDI-së, Ahmeti arriti të siguron epërsi prej 1400 votave ndaj Izet Mexhitit.

Arben Taravari arriti të ruaj bastionin e tij në Gostivar me një epërsi minimale prej 75 votave, ndërsa kreu i Lëvizjes Besa dhe kryetar i Tetovës, Bilall Kasami doli me 700 vota më pak se Fronti Evropian. Në vitin 2021 Tetova u kthye në bastion të Kasamit, pas disa mandateve radhazi që kishte pasur BDI me Teuta Arifin në këtë komunë.

Në gjashtë bastionet e partive politike shqiptare: Strugë, Kërçovë, Gostivar, Tetovë, Saraj dhe Çair dallimi mes Frontit Evropian dhe koalicionit VLEN është mbi 15 mijë vota. Fronti Evropian ka siguruar rreth 60 mijë vota, ndërsa opozita shqiptare, përkatësisht Arben Taravari rreth 45 mijë vota. / Alsat.mk

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco