Suspendohet nga puna Riza Murati, drejtor i lartë në Policinë e Kosovës – dyshohet për dhunë ndaj gruas

Suspendohet nga puna Riza Murati, drejtor i lartë në Policinë e Kosovës – dyshohet për dhunë ndaj gruas

16:24, 25/04/2024

Policia e Kosovës me rekomandim të Ispektoratit të Policisë së Kosovës ka suspenduar nga puna Riza Muratin, drejtori i Drejtorisë kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës.

Kjo është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Në përgjigjen e Policisë së Kosovës për Reporteri.net thuhet se kur një i punësuar në PK dyshohet se ka kryer vepër penale, atëherë rekomandimi vie nga IPK lidhur me atë të punësuar dhe vetëm zbatohet nga PK.

“Lidhur me interesimin tuaj u njoftojmë që, kur një i punësuar në PK, dyshohet të ketë kryer vepër penale, rasti trajtohet nga një institucion jashtë PK-së. Pastaj çdo gjë që lidhet me një rast konkret që trajtohet nga IPK edhe njoftimet lidhur me rastin lëshohen nga IPK. Po ashtu, është procedurë që nuk ndryshon, që çdo rekomandim i IPK, zbatohet nga PK-ja, njëjtë është vepruar edhe për rastin për te cilin interesoheni”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës për Reporteri.net.

IPK më 19 prill rekomandoi suspendimin e Riza Muratit.

Të enjten e 18 prillit, gruaja e kapitenit policor, në një rrëfim për gazetën Nacionale, ka treguar se si ajo ishte subjekt i dhunës sistematike nga burri i saj, Riza Murati, i cili mban pozitën e drejtorit të drejtorisë kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës.

Ajo ka treguar se është rrahur edhe para fëmijëve.

Vrasja e dy grave brenda pak ditëve në Kosovë, të dyja viktima të burrave të tyre ka thënë ta ketë shtyrë F.Muratin që rastin e saj ta rrëfej para mediave, duke shtuar se ka qenë e frikësuar se fati i Eronës e Xhulietës mund t’a priste edhe atë. Ka thënë se autoriteti dhe pushteti i burrit të saj, si drejtor policie ka qenë pengesë e vazhdueshme që ky rast të marr epilog.

Veprimet tjera hetimore, sipas njoftimit, do të ndërmerren nga hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit./Reporteri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco