Vitia: Numri i operacioneve është rritur në mbi 1400, klinika nuk është në kolaps

Vitia: Numri i operacioneve është rritur në mbi 1400, klinika nuk është në kolaps

13:50, 25/04/2024

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, u është përgjigjur pyetje të deputetëve në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Ministria Vitia ka thënë se konstatimet e deputetëve se Klinika e Kirurgjisë Vaskulare është para kolapsit, nuk ekzistojnë. Ai ka treguar se numri i operacioneve është rritur në mbi 1400 si asnjëherë më parë dhe se sipas tij tani mbulohen të gjitha shërbimet.

“Konstatimet tuaja që është para kolapsit Klinika e kirurgjisë vaskulare nuk ekzistojnë. Më lejoni të ju informoj se si asnjëherë më parë numri i operacioneve është rritur në mbi 1400 operacione. Klinika i ka 13 mjekë vaskular, klinika nuk është në kolaps sa i përket stafit mjekësor, dhe mbulohen të gjitha shërbimet dhe tani investimet e reja që i kemi bërë 300 mijë janë infrastrukturë dhe mbi 500 mijë janë në pajisje dhe tani do të këtë edhe shërbime të reja si ato endovaskulare, por mbi të gjitha edhe një sallë e veçantë për venat ku dominon lista e pritjes dhe do të shtohen akoma më shumë kapacitetet. Në këtë drejtim është bërë një plan i veprimit që me spitale regjionale kjo listë të shpërndahet atje ku ka kushte të mjaftueshme për këto ndërhyrje që lista të reduktohet në maksimum. I vetmi problem i cili paraqitet jo vetëm në kirurgjinë vaskulare por të është mungesa e anesteziologëve, një temë e diskutuar shumë herë dhe fatmirësisht me përfundimin e tyre në vitin e ardhshëm edhe ky problem do të zgjidhet”, ka thënë ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco