U denoncua nga gruaja për dhunë, IPK po e heton zyrtarin e lartë të Policisë së Kosovës

U denoncua nga gruaja për dhunë, IPK po e heton zyrtarin e lartë të Policisë së Kosovës

15:33, 19/04/2024

Drejtori i drejtorisë kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovë,  Riza Murati, është denoncuar nga bashkëshortja e tij për dhunë në familje.

Në lidhje me këtë çështje, nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) kanë thënë për gazetën online Reporteri.net se janë ndërmarrë disa veprime hetimore si dhe ka komunikim të vazhdueshëm me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë,  të cilës i janë përcjellë raporte/ deklarata lidhur me këto veprime hetimore.

Inspektorati i Policisë së Kosovës e ka konfirmuar urdhrin mbrojtës për të dëmtuarën. Në përgjigjen tyre thuhet se IPK është e njoftuar lidhur me Urdhrin Mbrojtës nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe se ky urdhër është duke u implementuar nga institucioni përgjegjës.

“Duke ju referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se Inspektorati Policor i Kosovës ka ndërmarrë disa veprime hetimore lidhur me rastin në fjalë dhe ka komunikim të vazhdueshëm me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë të cilës i janë përcjellë raporte/ deklarata lidhur me këto veprime hetimore. IPK në kuadër të veprimeve hetimore, sipas procedurave të parapara ka njoftuar edhe Mbrojtësin e Viktimave të cilët kanë parashtruar kërkesën për Urdhër Mbrojtës në gjykatën kompetente. IPK është e njoftuar lidhur me Urdhrin Mbrojtës nga Gjykata Themelore në Prishtine dhe se ky urdhër është duke u duke u implementuar institucioni përgjegjës.  IPK është duke ndërmarrë veprime hetimore në koordinim me Prokurorinë Themelore Mitrovicë dhe në bazë të gjeturave të hetimit do të ndërmerren masat e nevojshme”, thuhet në përgjigjen e IPK-së për gazetën online Reporteri.net.

F. Murati në një rrëfim tronditës për gazetën Nacionale, gjatë së enjtes ka treguar se si ajo ishte subjekt i dhunës sistematike nga burri i saj, Riza Murati, i cili mban pozitën e drejtorit të drejtorisë kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës.

Ajo ka treguar se është rrahur edhe para fëmijëve.

Vrasja e dy grave brenda pak ditëve në Kosovë, të dyja viktima të burrave të tyre ka thënë ta ketë shtyrë F.Muratin që rastin e saj ta rrëfej para mediave, duke shtuar se ka qenë e frikësuar se fati i Eronës e Xhulietës mund t’a priste edhe atë. Ka thënë se autoriteti dhe pushteti i  burrit të saj, si drejtor policie ka qenë pengesë e vazhdueshme që ky rast të marr epilog.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco