Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë

21:48, 18/04/2024

Mbrëmjen e sotshme në Prishtinë, në afërsi të një pompe derivatesh, ka pasur të shtëna armësh.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku njoftoi se nuk ka persona të lënduar.

“Sot rreth orës 19:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në afërsi të një pompe derivatesh, në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme. Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast nuk ka ndonjë person të lënduar. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit, ndërkohë që prezenca e njërit prej personave të përfshirë në rast është siguruar nga ana e policisë”, tha Ahmeti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco