Vrasja në Pejë/ Prokuroria: Lajqi shfrytëzoi momentin kur gruaja ishte e vetme ulur në krevat dhe e qëlloi në ballë

Vrasja në Pejë/ Prokuroria: Lajqi shfrytëzoi momentin kur gruaja ishte e vetme ulur në krevat dhe e qëlloi në ballë

22:47, 16/04/2024

Prokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Valbona Disha-Haxhosaj, ka lexuar në seancën e sontme dëgjimore, raportin nga hetimet e para të rastit të vrasjes së Gjyljeta Ukellës.

Në të ajo zbuloi disa detaje, ku tha se i pandehuri, Edmond Lajqi, e ka shfrytëzuar momentin kur gruaja e tij të ishte e vetme në banesë duke qëndruar e ulur në krevat, me qëllimin që ta privojë nga jeta me një plumb në ballë.

”Për këtë vepër penale, parashihet dënim së paku 10 vjet, e maksimum është burg i përjetshëm.

I pandehuri ka shfrytëzuar momentin kur viktima ka qenë e vetme në banesë, dhe ka shfrytëzuar momentin derisa viktima ka qenë e ulur në krevat, e ka privuar nga jeta me një predhë duke e goditur në pjesën e përparme, në ballë”.

Kujtojmë se Gjyljeta Ukella u privua nga jeta mëngjesin e sotëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco