Daçiqi i hidhëruar me votimin e sotëm për Kosovën: Ditë turpi në AP të KiE-së

Daçiqi i hidhëruar me votimin e sotëm për Kosovën: Ditë turpi në AP të KiE-së

22:43, 16/04/2024

Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i jashtëm, Ivica Daçiq, ka thënë se data 16 prill është “ditë turpi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës”.

Këtë reagim, ai e bëri pasi me shumicë votash, eurodeputetët votuan pro një Opinioni pozitiv për Kosovën të hartuar nga raportuesja për vendin tonë në KiE, Dora Bakoyannis.

Siç raporton radio-televizioni i Serbisë (RTS), Daçiqi ka porositur se vendi i tij do të vazhdojë “luftën me të gjitha forcat” në mënyrë që vendimi për pranim të Kosovës të mos merret në Komitetin e Ministrave më 16 maj.

“Do të shohim edhe se sa vlen fjala ndërkombëtare të cilën ua dhanë presidentit Alleksandar Vuçiq që Kosova nuk do të pranohet në Këshill të Evropës përderisa nuk e themelon Asociacionin” e komunave me shumicë serbe, ka thënë ai.

Në maj të vitit 2022, Kosova e paraqiti kërkesën për anëtarësim në KiE. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco