Anëtarësimi në KiE, Tahiri: Luftën e kemi me Serbinë jo me njëri-tjetrin

Anëtarësimi në KiE, Tahiri: Luftën e kemi me Serbinë jo me njëri-tjetrin

19:12, 16/04/2024

 

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se delegacioni i Kosovës ka bërë punë të mjaftueshme dhe më të duhurën deri tani për anëtarësimin e vendit në Këshillin e Evropës.

Në Info Magazine të Klan Kosovës nga Strasburgu i Francës ku po mbahet votimi për Kosovën në Asamblenë Parlamentare, ai ka theksuar se të gjithë përfaqësuesit e partive të vendit janë një zëri për Kosovën duke punuar.

“Luftën politike nuk e kemi ndalë, këtu e kemi me Serinë dhe mbështetësit e këtij shteti që e kanë pasë një qasje shumë të egër në diskutime. Betejën e kemi karshi Serbisë, brenda ajo është politikë e brendshme”.

“Mendoj se asnjë parti nuk fiton asnjë votë që këtu tregojmë se si jemi më të mirë apo më të këqinj, i kemi mendimet tona por i themi kritikat”, ka thënë Tahiri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco