Akuzohet për dhunë në familje, policia e Kosovës kërkon ndihmë për kapjen e xhudistit Akil Gjakova

Akuzohet për dhunë në familje, policia e Kosovës kërkon ndihmë për kapjen e xhudistit Akil Gjakova

16:09, 16/04/2024

 

Policia e Kosovës ka kërkuar zyrtarisht bashkëpunimin për gjetjen dhe arrestimin e xhudistit Akil Gjakova, i cili është i ngarkuar me veprën penale “dhunë në familje”.

Akil Gjakova dhe gruaja e tij janë në një proces divorci, ndërsa para disa ditësh ai është denoncuar nga bashkëshortja për dhunë. Gjakova nuk është paraqitur në Polici, duke bërë që këta të fundit të kërkojnë ndihmën e qytetarëve.

Njoftimi i Policisë së Kosovës:

Kërkesë për bashkëpunim – Akil Gjakova

Pejë, 16 prill 2024

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

AKIL (Luan) GJAKOVA i lindur me 04.01.1996 nё Pejë.

I pandehuri është i kërkuar për veprën penale:

– “Dhunё nё familje”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

– E-mail adresa: info@kosovopolice.com

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco