Sindikatat e Shëndetësisë: Shprehim ngushëllime të sinqerta për vrasjen e Gjyljeta Ukellës

Sindikatat e Shëndetësisë: Shprehim ngushëllime të sinqerta për vrasjen e Gjyljeta Ukellës

13:15, 16/04/2024

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës sot në mëngjes mori lajmin më të trishtë,për vrasjen mizore të anëtares së saj Asistentes së Stomatologjisë Gjyljeta Ukella nga Peja.

Në njoftim thuhet se sot punëtorët shëndetësor janë në zi se u shua edhe një tjetër jetë.

“FSSHK kërkon nga autoritetet shtetërore që të zbardhet në detaj ky krimi dhe prejardhja e saj, njejtë të veprohet edhe për rastet të tjera ku viktima është grua, kurse autorëve të këtyre krimeve tu shqiptohet dënimi maksimal”.

“FSSHK shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së të ndjerës, kolegëve të saj nga Peja dhe i gjithë vendi”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco