Lajçak e takon Vuçiqin në Mostar

Lajçak e takon Vuçiqin në Mostar

12:59, 16/04/2024

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se gjatë bisedës me të dërguarin special të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, me të cilin u takua në Mostar, ka përsëritur se Serbia me këmbëngulje vazhdon të udhëheqë një politikë “të përgjegjshme paqeje”.

“Një tjetër bisedë e hapur dhe konkrete me Miroslav Lajçakun për sfidat në rritje para nesh, pozitën e popullit serb, ngjarjet në Kosovë dhe zvogëlimin e hapësirës për zgjidhjen e çështjeve të hapura përmes dialogut konstruktiv dhe respektimit të së drejtës ndërkombëtare”, ka shkruar Vuçiqi në një postim në Instagram.

Ai ka theksuar se “për ne nuk ka asnjë tërheqje apo kompromis kur bëhet fjalë për sigurinë e popullit tonë dhe mbrojtjen e interesave kombëtare”.

“Si partneri ynë afatgjatë Lajçak e di se Serbia do të luftojë gjithmonë dhe në çdo vend për popullin dhe vendin e saj. Ne nuk kemi atdhe tjetër, as nuk mund të shkojmë diku tjetër”, ka pretenduar presidenti serb.

Vuçiqi ka shtuar se ai ka përsëritur se Serbia me këmbëngulje vazhdon të udhëheqë “një politikë të përgjegjshme dhe serioze të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit”, por si zakonisht, 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco