Vazhdon dita e dytë e Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Vazhdon dita e dytë e Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

09:25, 16/04/2024

Nën udhëheqjen e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, këtë të martë zhvillohet dita e dytë e Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Presidentja Osmani do të marrë pjesë në panelin e diskutimeve për të rinjtë, brenda kontekstit të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Në këtë event, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, gjithashtu do të mbajë një fjalim.

Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë mbledh pjesëmarrës nga 40 shtete

Osmani dhe zëvendësdrejtoresha e Zyrës së Sekretarit të Shtetit për Çështjet Globale të Grave, Katrina Fotovat, kanë nënshkruar memorandum të mirëkuptimit për Qendrën e Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Kosovë.

Në ditën e parë të këtij forumit, një videomesazh të veçantë erdhi nga Hillary Clinton, ish-sekretarja e Shtetit të SHBA-së.

Clinton ka vlerësuar rrugëtimin e Kosovës ndër vite për sa i përket barazisë gjinore, veçanërisht përfaqësimit dy herë nga presidentet gra.

Clinton mbështet progresin e arritur në Kosovë.

Organizimin e këtij forumi, Clinton e ka cilësuar si vendosmëri për forcim të grave.

Gjithashtu, në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, presidentja e Republikës së Sllovenisë, Natashaa Pirc Musar, ka theksuar se duhet të ketë ndëshkueshmëri për dhunën seksuale, dhe se shteti i saj dënon fuqishëm të gjitha llojet e dhunës.

Në listën e personaliteteve të tjera që marrin pjesë në këtë forum përfshihen Presidentja e Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar; Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj; kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla; dhe kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Për këtë ngjarje, policia ka njoftuar se nga 14 e deri më 17 prill do të ketë bllokime të përkohshme apo riorientim në disa segmente rrugore.

Policia e Kosovës, gjatë kësaj kohe do të kujdeset për ofrimin e sigurisë, mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike dhe menaxhimin e trafikut gjatë kohës së lëvizjes së personaliteteve, si dhe qëndrimit të tyre në Republikën e Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco