Sveçla takohet me Szunyog, ngre shqetësime për trajnimin në Serbi të grupeve për realizim të sulmeve në Kosovë

Sveçla takohet me Szunyog, ngre shqetësime për trajnimin në Serbi të grupeve për realizim të sulmeve në Kosovë

23:55, 15/04/2024

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se ka pritur në takim zëvendësdrejtorin menaxhues për Evropë të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) të BE-së, Marko Makovec dhe ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Sveçla përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se në këtë takim ka ngritur shqetësimet e tij për trajnimin e vazhdueshëm të grupacioneve në Serbi, për siç ka thënë, realizim të sulmeve të reja në Kosovë.

“Biseduam për angazhimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme me qëllim të sundimit të rendit dhe ligjit, ruajtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Diskutuam për situatën e sigurisë në komunat veriore dhe ngrita shqetësimin për kërcënimet e njëpasnjëshme publike të Serbisë dhe vazhdimit të trajnimit të grupacioneve atje, për realizimin e sulmeve të reja brenda Republikës sonë”, ka shkruar Sveçla.

Ai tutje ka shkruar se “Republika e Kosovës vazhdon të jetë nën masa ndëshkuese të padrejta të BE-së për të cilat kërkova nga z. Makovec heqjen e tyre”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco