E rëndë në Itali/ Shembet çatia e ndërtesës, humb jetën shqiptari

E rëndë në Itali/ Shembet çatia e ndërtesës, humb jetën shqiptari

21:33, 12/04/2024

Tragjik ka rezultuar fati i një 36-vjeçari shqiptar, i cili ka humbur jetën mëngjesin e sotëm teksa po kryente punime rinovimi në një pallat në qendër të Magenta-s, në provincën e Milanos.

Mësohet se për arsye ende të paqarta, çatia e godinës është shembur dhe punëtori ka rënë nga shkalla, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Viktima ishte pronari, së bashku me dy ortakë të tjerë, i kompanisë që po kryente punimet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco