Detaje për gjenden shëndetësore të 15-vjeçarit, vëllait të 21-vjeçares së vrarë në Ferizaj

Detaje për gjenden shëndetësore të 15-vjeçarit, vëllait të 21-vjeçares së vrarë në Ferizaj

20:38, 12/04/2024

Gjatë ditës së premte një 11-vjeçare është vrarë në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, nga ish-bashkëshorti i saj. Gjithashtu, i plagosur n këtë rast ka mbetur vëllai i viktimës, i cili sipas Policisë së Kosovës është 15-vjeçar.

Për gjendjen shëndetësore të 15-vjeçarit ka dhënë detaj mjeku kujdestar i Spitalit të Ferizajt, Sefdin Fazliu.

Faziu ka thënë se 15-vjeçari është dërguar për radiografi ku edhe është vërtetuar plagosja e tij në parakrahun e djathtë dhe i është tërhequr plumb

“Rreth orës 15:00 sot kemi pranuar nga shërbimi i urgjencës një rast, ku pacienti ka qenë i plagosur në parakrahun e djathtë. Meqenëse gjendja e tij ka qenë stabile ne e kemi dërguar menjëherë për radiografi. Në radiografi është vërtetuar se pacienti ka një plumb në parakrahun e djathtë dhe nga ana e ortopedit është intervenuar, është larguar plumbi”, ka thënë Fazliu për media.

Më tej mjeku kujdestar ka thënë se plumbi i është dorëzuar Policisë, ndërsa 15-vjeçari është dërguar në repartin e ortopedisë për trajtim të mëtutjeshëm të plagës së marrë.

“Plumbi i është dorëzuar shërbimit policor të Kosovës dhe pas imbolizimit të dorës meqenëse ka qenë edhe frakturë e njërës kockë të parakrahut është pranuar në repartin e ortopedisë pas trajtimit këtu në shërbimin e emergjencës dhe pas marrjes së terapisë adekuate pacienti ka qenë jashtë rrezikut për jetë, dhe është pranuar në repartin e ortopedisë ku vazhdon edhe trajtimin e mëtutjeshëm”, ka thënë Fazliu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco