Shefja e UNMIK-ut takohet me Daçiqin në Beograd, diskutojnë për formimin e Asociacionit

Shefja e UNMIK-ut takohet me Daçiqin në Beograd, diskutojnë për formimin e Asociacionit

19:29, 12/04/2024

Përfaqësuesja speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiq dhe shefin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Petar Petkoviqin.

Në një njoftim, zyra e UNMIK-ut ka thënë se Ziadeh e ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të përpjekjeve për të gjetur zgjidhje brenda kornizës së dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe Marrëveshjen për Normalizimin e Marrëdhënieve.

Sipas UNMIK-ut, këtu përfshihen edhe përpjekjet për të zgjidhur problemet për qytetarët serbë në Kosovë dhe mundësinë e zgjedhjeve të reja në komunat veriore të Kosovës.

“Dhe për hapat e nevojshëm drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Pjesë e diskutimeve ishin edhe disa çështje për forcimin e paqes rajonale dhe stabilitetit”, thuhet në komunikatën e UNMIK-ut.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco