Kurti: Edhe një grua e vrarë nga një vrasës burrë, drejtësia të veprojë pa vonesa

Kurti: Edhe një grua e vrarë nga një vrasës burrë, drejtësia të veprojë pa vonesa

17:50, 12/04/2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dënuar vrasjen në Ferizaj ku mbeti e vrarë një 21-vjeçare nga ish-bashkëshorti i saj dhe mbeti i plagosur vëllau i saj i mitur.

Në një postim në Facebook, shefi i ekzekutivit ka kërkuar nga drejtësia të veprojë pa vonesa duke thënë se efekti i deritanishëm i ka ngelur i mangët e përgjegjësia mbetet përherë e lartë.

“Ngushëllime familjes, të afërmëve dhe miqve të saj. Drejtësia të veprojë pa vonesa duke e pranuar që efekti i deritanishëm i ka ngelur i mangët e përgjegjësia i mbetet përherë e lartë”, ka shkruar Kurti.

Sipas Kurtit, krimet e tilla po përsëriten, duke theksuar se përsëri është një grua e Kosovës e vrarë mizorisht nga tyta e armës që ekzekuton nga afërsia nga një vrasës burrë.

“Nuk kemi pse presim që t’i dijmë detajet: e dënojmë ashpër këtë krim që po përsëritet. Edhe një grua e vrarë mizorisht nga tyta e armës që ekzekuton nga afërsia. Një grua e Kosovës e vrarë nga një vrasës burrë. Zemërimi dhe neveria bëjnë garë përbrenda secilit qytetar të Kosovës sot. Qytetarja e shtetit tonë të pavarur në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj u qëllua për vdekje”, ka vijuar ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco