Zgjatet deri më 29 prill afati i aplikimit për subvencione në Ministrinë e Bujqësisë

Zgjatet deri më 29 prill afati i aplikimit për subvencione në Ministrinë e Bujqësisë

17:04, 12/04/2024

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural njofton se ka marrë vendim për zgjatjen e afatit për aplikim për pagesa direkte/subvencione për kulturat bujqësore për vitin 2024 deri më 29 prill 2024, në ora 16:00.

Kjo zgjatje e periudhës për aplikim po bëhet për shkak të kërkesave të fermerëve dhe Drejtorive Komunale për Bujqësi, duke iu mundësuar në këtë mënyrë aplikimin të gjithë fermerëve që kanë mbetur pa aplikuar deri më tani në kuadër të Programit për Pagesa Direkte 2024, thuhet në njoftim të MBPZHR-së.

Tutje bëhet e ditur se procedura e aplikimit dhe dokumentacioni mbetet i njëjtë dhe se të gjithë të interesuarit informatat e hollësishme mund t’i gjejnë në webfaqen e MBPZhR-së, https://www.mbpzhr-ks.net/sq/subvencione, dhe në webfaqen e AZhB-së, https://azhb-rks.net/sq/subvencione, si dhe në Drejtoritë Komunale për Bujqësi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco