“Fëmija i tyre po qante, i kishte këpucët me gjak” – Një dëshmitar tregon detaje nga vrasja e gruas në Ferizaj

“Fëmija i tyre po qante, i kishte këpucët me gjak” – Një dëshmitar tregon detaje nga vrasja e gruas në Ferizaj

16:37, 12/04/2024

Një vrasje e rëndë ka ndodhur në Ferizaj. Një person ka vrarë një grua në Qendrën për Punë Sociale ndërsa ka plagosur një burrë. Nga Prokuroria Themelore në Ferizaj deklaruan se dyshimet e para janë që gruaja është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj.

Ndërkohë një dëshmitar i ngjarjes i ka thënë Insajderit se ish-çifti dyshohet se kishin qenë në konflikt për shkak të kujdestarisë së fëmiut.

I njëjti theksoi se e ka parë fëmijën të moshës rreth 14 vjeçare kur ka dal nga enti social duke qajtë, ndërsa këpucët i kishte të gjakosura.

“Thanë se janë kap se kush e mban fëmiun, kanë qenë brenda entit social edhe e gjuajt me armë gruan e vet, fëmiu më duket se ka qenë i moshës 14-15 vjeçare, atë e pash duke dal nga objekti ndërsa këpucët i kish pas me gjak”, ka deklaruar për Insajderin ky dëshmitar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco