Kjo është gruaja që dyshohet se u vra nga bashkëshorti në Ferizaj

Kjo është gruaja që dyshohet se u vra nga bashkëshorti në Ferizaj

16:18, 12/04/2024

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Ferizajit, ku pas të shtënave me armë zjarri, një grua ka mbetur e vrarë, teksa një person tjetër është plagosur.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ku u shkëmbyen me armë zjarri.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë më dije për Sinjalin se viktima është Erona Cokli, 21-vjeçare.

I dyshuari për vrasjen e gruas në Ferizaj raportohet se është bashkëshorti i viktimës.

Deklarata e plotë e Policisë:

Me datën 12.04.2024 në ora 14:40 kemi pranuar një informatë se në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ka të shtëna me armë zjarri.

Për pasojë nga të shtënat e armës së zjarrit një person i gjinisë femërore ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Kjo është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa është plagosur një person i gjinisë mashkullore, i cili është dërguar nē Qendrën Emergjente në Ferizaj.

I dyshuari pasi ka shtënë me armë zjarri është larguar në drejtim të panjohur.

Ekipe të policisë menjëherë kanë rrethuar zonën dhe në ora 15:15 kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarin e kësaj ngjarje.

Ekipe të hetuesve dhe krimeve janë në vendin e ngjarjes, të cilët janë duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes, ndërsa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco