'Në hijen' e tenderëve njëburimorë dhe 'mungesës së transparencës'

'Në hijen' e tenderëve njëburimorë dhe 'mungesës së transparencës'

15:52, 28/03/2024

Qeveria po i frikësohet hetimit të tenderëve njëburimorë, duke shtuar se qeveri aktuale e ka kthyer në trend tenderin njëburimor.

“Themelimi i Komisionit për tenderët njëburimorë është më e pakta që ky kuvend mund të bëjë. Ka një frikë serioze të kësaj qeverie në raport me hetimin e tenderëve njëburimorë që shuma e tyre vjen në 209 milionë euro. Kjo qeveri ka kontraktuar 781 tenderë njëburimorë, të cilët pa asnjë dyshim janë burim i korrupsionit dhe keqpërdorimit. Kontratat njëburimore janë përdorur në sasi të madhe dhe në kundërshtim me ligjin. Kontraktimi njëburimor edhe pse në aspektin ligjor duhet të hyjë, atëherë kur ka emergjencë kjo qeveri e ka kthyer në trend. Dua ta përmbyll me një qëndrim hipokrit të Kurtit. Ai flet për luftën kundër korrupsionit, por ai e ka korruptuar luftën kundër korrupsionit. Ai e sheh të korruptuar vetëm atë që nuk është në lëvizjen e vet. Për herë të parë kryeministri e ka korruptuar luftën kundër korrupsion”, është shprehur Tahiri në Kuvend.

E për shkak të numrit të vogël të votave, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore.

Kjo pasi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk morën pjesë në votim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco