Jasharaj i reagon Nagavcit: Merr leje nga Kurti, nuk je gati për takim me SBASHK-un

Jasharaj i reagon Nagavcit: Merr leje nga Kurti, nuk je gati për takim me SBASHK-un

17:37, 28/04/2024

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se që nga greva e shtetorit të vitit 2022, SBASHK-u ka dërguar kërkesa për takim me ministren Nagavci, por që s’ka ndodhur, pasi siç thotë ai nga stafi i është thënë se ajo është e zënë me aktivitete.

Derisa ministrja ditë më parë shprehu gatishmëri për tu takuar me SBASHK-un, Jasharaj thotë se kjo nuk qëndron pasi me 22 prill se i është nisur kërkesë por që nuk ka pasur përgjigje nga ajo vetë dhe nga Qeveria.

“Më 25 prill ta dërguam edhe një shkresë dhe të informuam për protestën e 1 majit dhe t’i dërguam edhe të gjitha kërkesat legjitime të anëtarësisë, të cilat edhe mediet e nderuar i publikuan. Ti ministre vazhdove me qasjen e njëjtë dhe me heshtjen dhe i ik ende takimeve me ne, por tregoje të vërtetën para medieve.

Ne e dimë se ke urdhër nga Kryeministri, dhe jo vetëm ti, që të mos takoheni me sindiktat dhe duhet të merrni leje nga ai e ndokush tjetër, se kur e me këtë të takoheni, por të lutemi mos deklaro para medieve se ke gatishmëri të takohesh me SBASHK e me të tjerët sepse kjo nuk është e vërtetë.”, ka shkruar mes tjerash Jasharaj në reagim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco