Haradinaj kujtonmasakrën e Izbicës: Secila datë në kalendarin e shqiptarëve, është dëshmitare e dhembjes dhe krenarisë

Haradinaj kujtonmasakrën e Izbicës: Secila datë në kalendarin e shqiptarëve, është dëshmitare e dhembjes dhe krenarisë

11:09, 28/03/2024

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar Betejëb e Pozharit e cila kishte thyer keq armikun.

Haradinaj me këtë rast ka kujtuar të rënët e kësaj beteje, Elez Geci dhe Maxhun Berisha.

“Ne fundin e marsit 1999, kur Kosova po digjej në të katër anët, bashkëluftëtarët e mi të Zonës Operative të Dukagjinit, thyen keq armikun në Betejën e Pozharit. Kjo betejë u shënua me emrat e heronjve të saj, Elez Geci e Maxhun Berisha”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka kujtuar edhe 147 shqiptarët e vrarë të pa armatosur në Izbicë.

“Egërsia e shtetit fashist serb, do të shfaqej po atë ditë në Izbicë, ku barbarisht do të vriteshin 147 shqiptarë të pa armatosur, mes tyre gra, fëmijë e pleq, përfshirë Dafinën gjashtë muajshe”, është shprehur Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se secila datë në kalendarin e shqiptarëve, është dëshmitare e dhembjes dhe vuajtjes.

“Këtë ditë e kujtoj edhe për faktin se është dita kur themeluam Brigadën 137 Gjakova, brigada e parë urbane në Kosovë, përbërë nga bijtë e bijat më të mira të Atdheut. Secila ditë në kalendarin e shqiptarëve, është dëshmitare e dhembjes e vuajtjes, por edhe e lavdisë, krenarisë e heroizmit”, ka përfunduar Haradinaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco