Policia arreston 38-vjeçarin që po kërkohej në Ferizaj

Policia arreston 38-vjeçarin që po kërkohej në Ferizaj

09:32, 28/03/2024

Mbrëmë policia e Ferizajt arrestoi një 38 vjeçar që ishte në kërkim.

Rasti ndodhi në rrugën “Kemajl Hetemi”, mbrëmë rreth orës 21:15, raporton Indeksonline.

I dyshuari SH.B., po kërkohej me urdhër të Gjykatës së Ferizajt, për shkaktim të veprës penale “Lëndim trupor”.

I njëjti ishte dënuar me burgim prej 13 muajsh, dhe menjëherë është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Policia rajonale e Ferizajt falënderon qytetarët për  bashkëpunim, ndërsa inkurajon edhe të tjerët që të bashkëpunojnë me policinë. Sa herë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë stacionin e policisë më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192, 0290/326-250& 0290/322-406” thuhet në njoftimin policor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco