Bislimi për KiE-në: Lajm i mirë për demokracinë dhe vlerat evropiane

Bislimi për KiE-në: Lajm i mirë për demokracinë dhe vlerat evropiane

19:51, 27/03/2024

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi e ka quajtur hap pozitiv që Kosova ka kaluar votimin në Komitetin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, përcjell Reporteri.net.

Sipas tij, ky është lajm i mirë për vendin, demokracinë dhe vlerat evropiane.

“Komisioni i Çështjeve rekomandoi që Kosova të ftohet për t’u bërë anëtar. Ky është një hap i rëndësishëm. Anëtarësimi ynë në Këshillin e Evropës do të ishte një lajm i mirë për ne, për demokracinë dhe vlerat evropiane”, ka shkruar ai në X.

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës.

Hapi i radhës, sipas këtij komiteti, do të jetë më 18 prill, kur do të hidhet në votim ky raport para Asamblesë Parlamentare në përbërjen e saj të plotë.

Zëvendësministri për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Kreshnik Ahmeti, tha se opinioni i raportueses Bakoyannis rekomandon anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës “pa asnjë parakusht shtesë”.

“Asnjë nga zotimet që duhet t’i marrë përsipër Kosova nuk kërkohet të realizohen para anëtarësimit. Madje në pikën 11 thuhet qartë se zotimi duhet të adresohet pas anëtarësimit”, shkroi ai në Facebook.

Sipas tij, të gjitha propozimet që të vendosen parakushte të reja “janë refuzuar nga shumica e anëtarëve të Komitetit, gjë që tregon se Kosova duhet të bëhet anëtare në maj të këtij viti dhe parakushtet e reja do të ishin të padrejta”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco