Maqedonci dhe Çeku nderojnë dëshmorët e demostratave të 27 dhe 28 marsit 1989

Maqedonci dhe Çeku nderojnë dëshmorët e demostratave të 27 dhe 28 marsit 1989

16:06, 27/03/2024

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, deputetë të Kuvendit të Kosovës, ish të burgosurit politikë, familjarët e dëshmorëve dhe qytetarë, kanë nderuar sot dëshmorët e demostratave të 27 dhe 28 marsit 1989.

Maqedonci ka thënë se demonstratat gjithëpopullore të vitit 1989 ishin vazhdimësia e rezistencës së popullit të Kosovës në përpjekjen e tij për liri dhe të drejta të barabarta.

Pamje nga vendi ku u nderuan dëshmorët e demostratave të 27 dhe 28 marsit 1989

“Brenda këtyre dy ditëve nga plumbat e pushtuesit ranë dëshmorë 25 demostrues dhe u plagosën qindra të tjerë, kryesisht të rinj dhe të reja nga të gjitha anët e Kosovës”, ka thënë ministri i Mbrojtjes.

Pamje nga vendi i ngjarjes

Maqedonci ka theksuar se liria që gëzojmë sot ka themel gjakun e shumë atdhetarëve të rënë përgjatë gjithë etapave të historisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco