Vdekja tragjike e Triumfit, Ilir Ferati del me njoftim për vorrim

Vdekja tragjike e Triumfit, Ilir Ferati del me njoftim për vorrim

08:31, 25/03/2024

Triumf Ferati, djali i ish-kryetarit të Komunës së Istogut, Fadil Ferati dhe vëllai i kryetarit aktual, Ilir Ferati, ka humbur jetën në mënyrë tragjike ditën e djeshme. 

Ai u gjet pa shenja jete në varrezat e fshati Gurrakoc.

Lidhur me vdekjen e tij, vëllai i tij, kryetari aktual i komunës së Istogut ka njoftuar mbi varrimin e tij.

“Të dashur qytetarë, miq, shokë e dashamirë,Ju njoftojmë se me rastin e ndarjes nga jeta e të dashurit tonë Triumf Ferati. Presim vizita ngushëllimi sot me datën 25 Mars 2024, duke filluar nga ora 8:00 deri në ora 16:00 në Restaurant Tradita në Gurrakoc.Ndërsa varrimi i më të dashurit tonë, vëllaut tim Triumfit, bëhet nesër me datë 26 mars 2024 në ora 14:00 në varrezat e fshatit në Gurrakoc.Përzemërsisht,Ilir Ferati”, shkroi ai

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco