Emri/ Ndalohet në Kosovë biznesmeni shqiptar, akuzohet për skema piramidale dhe bixhoz të paligjshëm

Emri/ Ndalohet në Kosovë biznesmeni shqiptar, akuzohet për skema piramidale dhe bixhoz të paligjshëm

19:21, 20/03/2024

Biznesmeni shqiptar 49-vjeçar, Ardit Kraja, është ndaluar të martën nga Policia e Kosovës, në njërën nga pikat kufitare, raportojnë mediat në Kosovë.

Kraja u ndalua në Vërmicë dhe pas verifikimit rezultoi se ndaj tij kishte dy urdhëresa aktive të lëshuara nga dy gjykata në Kosovë.

Urdhër arrestet ndaj Krajës janë lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren dhe ajo në Mitrovicë për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se pas ndalimit, gjyqtari i rastit ka urdhëruar që biznesmeni shkodran fillimisht të intervistohet nga Prokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, i cili ka urdhëruar që Kraja të ndalohet për 48 orë.

Brenda afatit ligjor pritet të ndërmerren veprimet e tjera të nevojshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco