Zyrtari amerikan u ndal në Vërmicë, diskutoi për rolin e bashkëpunimit kufitar në luftimin e korrupsionit

Zyrtari amerikan u ndal në Vërmicë, diskutoi për rolin e bashkëpunimit kufitar në luftimin e korrupsionit

17:31, 20/03/2024

Ndihmës sekretari amerikan Todd Robinson ka arritur në Kosovë mëngjesin e sotëm.

Ambasada e SHBA’së në Kosovë ka njoftuar se ai u ndal në Vërmicë ku diskutoi për rolin jetik të bashkëpunimit kufitar në luftimin e krimit të organizuar dhe trafikimit ndërshtetëror.

Në fotografitë që ka postuar ambasada shihet se Robinson është takuar me drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Robinson fillimisht u ndal në Tiranë, ku u takua me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Në Kosovë ai do të qëndroj më 20-22 mars, por nuk do të takohet me kryeministrin e vendit, sikur në Tiranë. Në Prishtinë, ai do ta takojë presidenten Vjosa Osmani.

“Nga data 20-22 mars, Ndihmës Sekretari Robinson do të udhëtojë në Prishtinë, Kosovë, ku do të takohet me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe me partnerët në sektorin e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë”, njoftoi DASH.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco