Hovenier në takim me Bislimin, pas pak ambasadori del në konferencë të jashtëzakonshme për media para Qeverisë

Hovenier në takim me Bislimin, pas pak ambasadori del në konferencë të jashtëzakonshme për media para Qeverisë

11:48, 20/03/2024

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier është pritur sot në takim nga zëvendëkryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

Pas këtij takimi, ambasadori Hovenier do t’i adresohet mediave para objektit të Qeverisë.

Dje, Kosova dhe Serbia janë pajtuar që deri të premten të dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit serb në Kosovë, ndërsa javën e ardhshme do të takohen sërish në Bruksel për diskutimin e opsioneve.

Të dy palët në takimin në nivel kryenegociatorësh që kishin dje në Bruksel, janë zotuar që, deri më 22 mars, t’i dorëzojnë këto propozime.

“U dakorduam që deri të premten secila palë të sjellë propozimin e saj se si e sheh zgjidhjen afatshkurtër dhe se si të fillohet zgjidhja afatgjate e dinarit. Dhe pastaj javën e ardhshme do të mblidhemi sërish të diskutojmë se a mund të gjejmë hapësire që këto dy propozime të bëhen një propozim”, ka thënë Bislimi.

Bislimi tha se Serbia ka refuzuar sërish Marrëveshjen Bazike dhe zbatimin e saj, teksa bëri të ditur se në takim janë diskutuar edhe disa nga shkeljet e marrëveshjes që i ka bërë Serbia.

“Sot në Bruksel në takimet e procesit të dialogut diskutuam lidhur me zbatimin e Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit. Për fat të keq, Serbia përsëri refuzoi marrëveshjen dhe zbatimin e saj. Po ashtu, kemi prekur një sërë çështjet, ku janë trajtuar edhe disa shkelje të marrëveshjeve nga Serbia, si për energjinë, telekomunikacionin dhe pengimin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare”, shtoi Bislimi.

Edhe emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, konfirmoi se me dy kryenegociatorët, Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin, janë dakorduar që të hënën (më 25 mars) të takohen sërish në Bruksel.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco