Publikohet raporti i lumturisë: Finlanda e para, Kosova në vendin e 29-të

Publikohet raporti i lumturisë: Finlanda e para, Kosova në vendin e 29-të

10:20, 20/03/2024

Finlanda për të shtatën herë radhazi  zuri vendin e parë si vendi  më i lumtur në botë, sipas Raportit vjetor të OKB-së për Lumturinë Botërore që u publikua të mërkurën.

Vendet nordike vazhdojnë të dominojnë në renditje, me Danimarkën, Islandën dhe Suedinë që pasojnë Finlandën.

Nga 143 vendet e anketuara, Afganistani mbeti në fund të listës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania, pas më shumë se një dekade, kanë rënë poshtë 20 vendeve më të lumtura, duke siguruar përkatësisht pozitat e 23-të dhe 24-të.

Kosova zë vendin e 29-të dhe mosha e re janë më të lumtur se ajo mbi 60 vjeç.

Raporti i këtij viti është i pari që përfshin renditje të veçanta sipas grupmoshave dhe sjell lajme të këqija për lumturinë mes të rinjve në disa pjesë të botës.

20 vendet më të lumtura në botë në vitin 2024:
1. Finlanda

2. Danimarka

3. Islanda

4. Suedia

5. Izraeli

6. Holanda

7. Norvegjia

8. Luksemburgu

9. Zvicra

10. Australia

11. Zelanda e Re

12. Kosta Rika

13. Kuvajti

14. Austri

15. Kanada

16. Belgjika

17. Irlanda

18. Çekia

19. Lituani

20. Mbretëria e Bashkuar

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco