LISTA/ Finlanda sërish vendi më i lumtur në botë, Shqipëria 'lë pas' Irakun dhe Tajikistanin

LISTA/ Finlanda sërish vendi më i lumtur në botë, Shqipëria 'lë pas' Irakun dhe Tajikistanin

10:10, 20/03/2024

Duket se lumturia “jeton” në Finlandë, sipas raportit të lumturisë botërore për 2024. Finlanda zë vendin e parë për të shtatën vit radhazi, ndërsa nga ana tjetër, Afganistani është vendi më i palumtur.

Vendet e para në këtë listë janë qytetet europiane, ku e dyta listohet Danimarka, ndërsa në vendin e tretë në listën e 140 vendeve qëndron Islanda. Në dhjetëshen e parë përfshihet Suedia, Izrael, Holanda, Norvegjia, Luksemburgu, Zvicra dhe Australia.

Shqipëria renditet e 87-ta në këtë listë duke lën pas vetëm vende si Tajikistani, Iranku, etj.

Image

 Këtë vit e përfshirë në listë është edhe Kosova, ndryshe nga Shqipëria që në këtë listë renditet nga fundi, Kosova renditet  e 29-ta.

Image

Studiuesit që analizuan gjetjet zbuluan gjithashtu se ata që kanë lindur para vitit 1965 janë më të lumtur se ata të lindur pas vitit 1980.

Hulumtimi i Raportit të Lumturisë Botërore bazohet në përgjigjet dhe vlerësimet e qytetarëve të vendeve në lidhje me jetën e tyre dhe emocionet pozitive dhe negative që ata përjetojnë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco