Alarmon Xhavit Haliti: Ka informata se pas zgjedhjeve në veri, Serbia po bëhet gati ta shpallë njëanshëm Asociacionin

Alarmon Xhavit Haliti: Ka informata se pas zgjedhjeve në veri, Serbia po bëhet gati ta shpallë njëanshëm Asociacionin

09:21, 19/03/2024

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka thënë se ka informata që Serbia do ta shpallë njëanshëm Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Sipas tij ky është projekt i Qeverisë së Serbisë bashkë me Listën Serbe dhe kjo do të bëhet pas zgjedhjeve në katër komunat në veri.

Haliti thotë se ka informacione se Qeveria e Serbisë është duke e bërë një projekt të cilin do ta zbatojë menjëherë pas zgjedhjeve në veri, do të zgjidhen katër kryetarë serbë dhe në zgjedhjen tyre ata do ta mbajnë një mbledhje dhe do ta shpallin Asociacionin e themeluar dhe do ta zgjedhin kryetarin e Asociacionit

“Ata do ta shpallin si Asociacion ose institucion paralel që funksionon brenda territorit të Kosovës, meqë Qeveria e Kosovës ose institucionet e Kosovës nuk po pranojnë diçka të tillë”, citohet të ketë thënë Haliti në Interaktiv të KTV-së.

Madje ai thotë se Lista Serbe është duke përgatitur listën e serbëve që do të futen në Policinë e Kosovës në momentin që të zgjidhen kryetarët e katër komunave dhe do të fillojë zbatimi i marrëveshjes për funksionimin e policisë multietnike në veri. “Pra policë të përzgjedhur nga Lista Serbe dhe Serbia me një filtrim të jashtëzakonshëm një pjesë të rinjve serbë do t’i marr dhe t’i dërgojë në shkollat ushtarake në Beograd”


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco