Ambasada amerikane bën një përmbledhje të vizitës së Escobar në Prishtinë: Kemi disa sfida në marrëdhëniet tona dypalëshe aktualisht

Ambasada amerikane bën një përmbledhje të vizitës së Escobar në Prishtinë: Kemi disa sfida në marrëdhëniet tona dypalëshe aktualisht

10:58, 16/03/2024

Ambasada amerikane në Prishtinë përmblodhi vizitën e emisarit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, duke treguar për takimet e tij dhe qëllimin e vizitës.

“Ambasada e SHBA-së në Prishtinë mirëpriti Zëvendësndihmës Sekretarin Gabriel Escobar për një vizitë në Kosovë këtë javë, ku u takua me liderët kosovarë, opozitën, shoqërinë civile dhe përfaqësues të mediave për t’i dhënë mbështetje çuarjes përpara të disa çështjeve urgjente”, shkruan ambasada.

Gjithashtu, ajo përmend edhe ‘sfidat’ aktuale në marrëdhëniet dypalëshe, por zotohet se mbështetja e SHBA-së për Kosovën është e palëkundur.

"Siç theksoi Zëvendësndihmës Sekretari Escobar, përderisa kemi disa sfida në marrëdhëniet tona dypalëshe aktualisht, mbështetja jonë për popullin e Kosovës është e palëkundur”, thuhet në postim.

 

Kujtojmë se emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor , Gabriel Escobar gjatë qëndrimit në Kosovë ka thënë se është refuzuar për dinarin nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Ai pohoi se ka shumë zhgënjim me Qeverinë Kurti si në Uashington, ashtu edhe në Romë, Berlin e Paris.

Në një intervistë për Radio Evropën e Lirë, Escobar theksoi se forca e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe SHBA-së është mes njerëzve.

“Nuk është hera e parë, këtë ua them. Dhe, ka shumë zhgënjim me këtë Qeveri të Vetëvendosje – jo vetëm në Uashington, por në Bruksel, në Romë, Berlin dhe Paris gjithashtu. Ne, përderisa i afrohemi 25-vjetorit të aksionit të NATO-s, është e rëndësishme që njerëzit ta kuptojnë që forca e marrëdhënies ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës është mes njerëzve”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco