Gjergj Fishta, shkrimtari i parë shqiptar që kandidoi për çmimin Nobel

Gjergj Fishta, shkrimtari i parë shqiptar që kandidoi për çmimin Nobel

07:55, 16/03/2024

A e dini se Gjergj Fishta ishte shkrimtari i parë shqiptar që kandidoi për çmimin “Nobel”? 

Figura poliedrike që i dhuroi letërsisë shqipe eposin e shekullit të XX-të me kryeveprën e tij “Lahuta e Malcisë”, u bë shkrimtari i parë shqiptar që kandidoi për çmimin “Nobel” në vitin 1937, njofton Drejtoria e Arkivave.

Gegërishtja e tij i tejkaloi kufijtë kombëtarë dhe Fishta u vlerësua nga kritikët e letërsisë botërore, si poet i denjë për të rrëmbyer çmimin më të rëndësishëm në fushën e letërsisë.

Në gjallje, u cilësua “Poet Kombëtar”, pasi vepra e pakrahasueshme e fratit françeskan u shoqërua me një kontribut të çmuar për gjuhën shqipe dhe për kombin shqiptar.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco