Dogana konfiskon 30 automjete të pa-zhdoganuara në Xërxë e Carallukë

Dogana konfiskon 30 automjete të pa-zhdoganuara në Xërxë e Carallukë

11:40, 20/09/2023

Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë konfiskuar 30 automjete të pa-zhdoganuara në Xërxë të Rahovecit e Carallukë të Malishevës.

Përveç 30 automjeteve, Dogana e Kosovës ka konfiskuar edhe pjesë të automjeteve të paligjshme në tri lokacione.

“Njësitë e Doganës të Kosovës kanë identifikuar dhe kryer kontrollin e automjeteve me targa të huaja, si dhe kanë gjetur auto pjesë pa dokumentacionin e nevojshëm që dëshmon se automjetet nuk janë te zhdoganuara. Në përputhje me procedurat ligjore, është filluar procesi i kundërvajtjeve”, thuhet në njoftimin e doganës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco