Dokument/ Mbi 20 aplikues për një vend pune të zyrtarit ligjor nëpër gjykata

Dokument/ Mbi 20 aplikues për një vend pune të zyrtarit ligjor nëpër gjykata

14:26, 06/07/2023

Mbi 1 mijë juristë, saktësisht 1 mijë e 67 të tillë. Të gjithë këta po synojnë të fitojnë një vend pune në pozitën e zyrtarit ligjor në gjykatat e Kosovës.

Megjithatë, për ta fituar këtë vend pune, ata do të ballafaqohen me një konkurrencë tejet të ashpër.

Kjo, pasi mbi 1 mijë aplikues kanë konkuruar për 53 pozita për zyrtarë ligjorë të shpallur nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës

Nëse numri i aplikuesve përpjestohet me numrin e pozitave për të cilat është i hapur konkursi, atëherë i bie që për një vend pune të kenë aplikuar më shumë se 20 persona. Pra, një vend pune për 20 aplikantë.

Image

Bazuar në konkursin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe numrit të zyrtarëve ligjorë që kërkohen nëpër gjykata të ndryshme të Kosovës, atëherë ka të ngjarë që p.sh në Gjykatën e Prishtinës apo Gjykatën Komerciale, konkurrenca të jetë edhe më e ashpër pasi ka pasur interesim më të madh.

Testimi i mbi 1 mijë aplikuesve do të mbahet këtë të shtunë në ambientet e Kolegjit AAB. Testi do të fillojë nga ora 12:00, ka njoftuar Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Nga të gjithë aplikuesit, vetëm 28 nga ta nuk kanë arritur t’i plotësojnë kushtet që të fitojnë të drejtën për t’iu nënshtruar testimit.

Në Kosovë vazhdimisht është kritikuar numri i madh i juristëve e ekonomistëve. Pjesa më e madhe e tyre sipas shumë matjeve nga organizata të shoqërisë civile, dalin se punojnë në profesione jashtë drejtimit për të cilin kanë studiuar.

Image

Fakulteti Juridik çdo vit në Kosovë pranon rreth 800 studentë, të cilët në shumicë edhe diplomojnë me kalimin e kohës.

Por, në cilat gjykata po kërkohen këta zyrtarë ligjorë dhe cilat janë detyrat e tyre?

Në konkursin që e kishte shpallur Këshilli Gjyqësor i Kosovës, përcaktohej se zyrtari ligjor kryen të gjitha shërbimet me administrimin e lëndëve.

“Kryen të gjitha punët që kanë të bëjnë me shërbimet rreth lëndëve dhe administrimit të tyre në SMIL sipas legjislacionit në fuqi dhe akteve normative të miratuara nga Këshilli”, thuhej në konkurs.

Por, për cilat gjykata po kërkohen këta zyrtarë ligjorë?

Gjykata Komerciale – 13 zyrtarë ligjorë

Gjykata Themelore në Prishtinë – 3 zyrtarë ligjorë

Gjykata Themelore dega në Podujevë, Lipjan, Drenas, Graçanicë – 1 zyrtar ligjor

Dega në Fushë Kosovë – 4 zyrtarë ligjorë

Gjykata Themelore në Prizren – 3 zyrtarë ligjorë

Gjykata Themelore dega në Suharekë – 1 zyrtar ligjor

Gjykata Themelore në Gjilan – 3 zyrtarë ligjorë

Gjykata Themelore në Ferizaj – 2 zyrtarë ligjorë

Gjykata Themelore në Pejë – 5 zyrtarë ligjorë

Gjykata Themelore në Gjakovë – 3 zyrtarë ligjorë

Gjykata Themelore në Mitrovicë – 6 zyrtarë ligjorë

Gjykata Themelore dega në Vushtrrri – 6 zyrtarë ligjorë

Në total pra, Këshilli Gjyqësor i Kosovës kishte shpallur konkurs për 53 pozita për zyrtarë ligjorë.

Detyrat e zyrtarëve ligjorë nëpër gjykata:

Mban procesverbalin gjatë seancave gjyqësore dhe ngarkon procesverbalin e seancës gjyqësore në SMIL, si dhe delegon lëndën tek gjyqtari për marrjen evendimit.

· Kryen të gjitha veprimet e kërkuara me sistem për të ftuar palët në seancën gjyqësore dhe cakton orarin për mbajtjen e seancës gjyqësore sipas udhëzimeve te gjyqtarit

• Për rastet kur kërkohet të bëhet shpërndarja urgjente e shkresave të lëndës, përgatite shkresat dhe kryen veprimet me SMIL për shpërndarje, dorëzim dhe pranim të rezultatit të shpërndarjes

· Kujdeset që përmbajtja dhe forma e aktit normativ të është sa më e saktë, si nga aspekti gjuhësor dhe Teknik

· Përgjegjës për udhëheqjen e punëve të sekretarisë dhe për ofrim të punës cilësore

· Shtyp të gjitha vendimet dhe shkresat tjera të gjykatës, përgatitë dhe organizon protokollin nga seancat

· Kryen veprime te tjera në SMIL, varësisht nga detyrat e deleguara nga gjyqtari përkatës, si dhe veprimet e tjera të përcaktuara me rregulloret të cilat janë në zbatim

· Kryen edhe detyra tjetër në sipas legjislacionit në fuqi dhe akteve normative të miratuara nga Këshilli të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme nga mbikëqyrësi dhe përgatitë raportet javore të punës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco