Çeku: Ndalimi i filmave në Luginë, përgënjeshtrimi më i madh që Serbia ka ndryshuar

Çeku: Ndalimi i filmave në Luginë, përgënjeshtrimi më i madh që Serbia ka ndryshuar

16:53, 10/06/2023

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka reaguar për ndalimin e shfaqjes së filmave në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc.

Ai tha se rasti i mbrëmshëm është i paprecedentë dhe i papranueshëm, derisa akuzoi autoritetet serbe se paragjykuan përmbajtjen dhe tha se ky është mosdurim nacional.

“Një ditë para shfaqjes së filmave, policia e Serbisë i merr në bisedë informative drejtorin e Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, producentin dhe aktorët e filmave.Pa asnjë motiv konkret, e madje duke e paragjykuar përmbajtjen e filmave, autoritetet serbe ndalojnë shfaqjen e filmave deri në një vendim të radhës. Ky akt më e pakta që mund të emërohet, është mosdurim nacional”.

Çeku tha se kjo është dëshmi se Serbia nuk ka ndryshuar dhe se mund të ndryshojë.  

“E për fat të keq ka ende qarqe politike brenda, në rajon e jashtë që besojnë në ndryshimin e Serbisë. Pikërisht politizimi nga ana e Serbisë edhe i artit, me të vetmin motiv që filmi është me aktorë shqiptarë dhe mbështetet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, është përgënjeshtrimi më i madh që Serbia ka ndryshuar, apo se mund të ndryshojë”.

Ministri njoftoi se ky projekt ishte njëri nga 78 projektet që Qeveria e Kosovës i mbështeti financiarisht përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar.

“Projekte këto që bartnin aktivitete në ruajtjen dhe kultivimin, avancimin e artit, gjuhës, arsimit e identitetit kombëtar shqiptar në Luginën e Preshevës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco