'Serbia duhet t’i ndalojë provokimet', Murati për moslejimin e shfaqjes së filmave shqiptarë në Bujanoc

'Serbia duhet t’i ndalojë provokimet', Murati për moslejimin e shfaqjes së filmave shqiptarë në Bujanoc

16:28, 10/06/2023

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar ndaj moslejimit të shfaqjes së dy filmave shqiptarë në Bujanoc.

Murati, është shprehur se Serbia duhet t'i ndalojë menjëherë provokimet e saj, në  mënyrë që sipas tij, të mos përshkallëzojë situatën.

Ai tha se shqiptarët në Luginën e Preshevës duhet të jenë të lirë të shikojnë filma në gjuhën e tyre.

“Serbia duhet të ndalojë menjëherë provokimet e saj për të përshkallëzuar situatën. Përdorimi i politikave represive të Millosheviçit ka dështuar në të kaluarën. Do të dështojë përsëri. Shqiptarët në Luginën e Preshevës duhet të jenë të lirë të shikojnë filma në gjuhën e tyre”, u shpreh tutje ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco