Rritet pakënaqësia ndaj Vuçiçit

Rritet pakënaqësia ndaj Vuçiçit

07:25, 09/06/2023
Autoritetet në Serbi kanë paralajmëruar zgjedhje të parakohshme në kohën kur po vazhdojnë protestat e vazhdueshme pas dy vrasjeve masive. Ndërsa opozita ka vlerësuar se paralajmërimi i Vuçiqit për zgjedhje të parakohshme është një devijim nga temat kryesore.
 
Në vazhdën e protestave disa javëshe, pas dy vrasjeve masive, autoritetet në Serbi paralajmërojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Por, për opozitën dhe një pjesë të shoqërisë kjo thirrje po behet për të shmangur pakënaqësitë në rritje, si e vetmja përgjigje që qeveria ka ndaj atmosferës së nxehtë në shoqëri.
 
“Çdo zgjedhje, edhe në një vend normal, ngre tensione, ndërsa në një shtet që është si Serbia, e cila është e ndarë, antagonizuar madje, është edhe më keq. Kjo nuk është një përgjigje, është pothuajse një goditje në sy. Opozita nuk kërkon çfarëdo zgjedhje, as qytetarët, ata kërkojnë zgjedhje të ndershme dhe të drejta”, thotë Rodolub Shabiq, ekspert juridik.
 
Pakënaqësia e qytetarëve në Serbi po rritet derisa kërkohet përgjegjësia institucionale për vrasjet masive, nga sanksionimi i mediave që promovojnë dhunën e deri te dorëheqja e ministrit të policisë, të cilën Vuçiq e refuzon.
 
Një pjesë e opinionit mendon se me protestat masive qeveria u trondit dhe kështu Vuçiqi u detyrua të ndërmarrë një lëvizje.
 
“Ne kemi vullnetin e një njeriu që mund të bëjë çfarë të dojë, mund të shpërndajë Kuvendin kur të dojë, që është një dëshmi e llojit të sistemit në të cilin jetojmë. Zgjedhjet janë të mundshme si një lloj shmangie për të përmbushur kërkesat e opozitës. Nëse ai mendon se ata mund të sjellin një ndryshim të keq për të, nuk do të ketë zgjedhje, gjithçka është një opsion. E vetmja konstante është se qytetarët janë tërbuar me këtë qeveri”, thotë Dragan Popoviq nga Qendra për Politikë Praktike.
 
Opozita ka vlerësuar se paralajmërimi i Vuçiqit për zgjedhje të parakohshme është një devijim nga tema kryesore – kërkesat që duhet të plotësohen dhe më pas të diskutohen kushtet për zgjedhje të lira.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco