Grenell vazhdon “luftën virtuale” me Kurtin: Ka qenë kundër ideve të Bushit dhe Biden

Grenell vazhdon “luftën virtuale” me Kurtin: Ka qenë kundër ideve të Bushit dhe Biden

19:27, 28/05/2023

Ish-emisari i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, kohëve të fundit ka pasur kritika të shumta e të shpeshta karshi kryeministrit Albin Kurti. E sidomos, Grenell nuk u pajtua assesi me veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës në veri të vendit.

Prandaj, duke kërkuar kthimin e Hashim Thaçit në krye të Kosovës, pasi tani ndodhet në Hagë, Grenell thotë se Kurti e ka refuzuar edhe gazin amerikan.

Sipas tij, shefi i qeverisë ka qenë kundër ideve të çdo presidenti amerikan, transmeton Paparaci.

“Ai e ka refuzuar gazin natyror i lëngshëm (LNG) të ShBA-së. Ai ka qenë kundër ideve të çdo presidenti amerikan që nga Bushi te Biden. Lëvizja e tij e fundit është dënuar nga republikanët, demokratët, gjermanët, britanikët, francezët, italianët dhe bile edhe kryeministri i Shqipërisë”, ka shkruar ai të dielën, teksa i ka reaguar kongresmenit republikan, Zach Nunn.

Ky i fundit i bëri thirrje ShBA-së që të qëndrojë me Kosovën, vend ky që ai e ka quajtur aleat i palëkundur i tyre.

Po ashtu, ai i ka kërkuar sekretarit të Shtetit, Antony Blinken që t’i kundërvihet mobilizimit ushtarak të Serbisë.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco