Moti gjatë javës së ardhshme në Kosovë

Moti gjatë javës së ardhshme në Kosovë

18:35, 28/05/2023

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale te gjata me diell.

Siç raportohet deri më 2 qershor nuk parashihen ndryshime rrënjësore sa i përket parametrave meteorologjik.

“Reshje shiu dhe shkarkime rrufesh do të përsëriten pothuajse çdo ditë por duke ndërruar lokacionet dhe intensiteti i reshjeve do te jetë i ndryshueshëm. Në shumë zona të kufizuara të Dukagjinit parashihet që reshjet të përcjellën me stuhi dhe breshër. Reshje breshëri mund të ketë dhe në rrafshin e Kosovës, kryesisht në verilindje dhe juglindje duke përfshirë zona të kufizuara”.
Sa i përket temperaturave ato do të shënojnë rritje të lehta në vlerat e mesditës. Do të fryje erë kryesisht nga juglindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-11m/s.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco