Mehaj bën homazhe në Pejë: E kemi obligim që amanetet e dëshmorëve t’i dërgojmë në vend

Mehaj bën homazhe në Pejë: E kemi obligim që amanetet e dëshmorëve t’i dërgojmë në vend

16:40, 28/05/2023

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, bashkë me ministren e Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe me ministrin e Administratës dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë bërë homazhe në varrezat e qytetit të Pejës.

Kjo në nder të 24-vjetorit të rënies për liri të dëshmorëve të familjes Kastrati.

“Sot së bashku me ministren Rozeta Hajdari dhe Ministrin Krasniqi, në 24 vjetorin e rënjrs për liri bëmë homazhe në nderim të dëshmorëve të familjes Kastrati”, shkroi Mehaj.

Ai ka theksuar se familja Kastrati ishte ajo që sakrifikoi gjithçka për atdheun, që sot gëzojmë lirinë.

“E kemi obligim që amanetet e tyre t’i dërgojmë në vend”, shtoi më tej ministri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco