Miratohet programi për bashkëpunim ndërkufitar IPA 3

Miratohet programi për bashkëpunim ndërkufitar IPA 3

14:02, 24/05/2023

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, mes ligjeve të shumta, u miratua edhe ligji për Shqyrtimin Nismës për Negocimin e Marrëveshjes Financiare Trepalëshe ndërmjet Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe BE-së për programin e bashkëpunimit ndërkufitarë IPA 3 për periudhën 2021-2027.

Kryeministri Kurti tha se nga kjo marrëveshje Kosova dhe Maqedonia  Veriut të përfitojnë nga BE me një shumë totale prej 8.4 milionë eurosh, për zonat kufitare për të dyja vendet.

Ndërkaq në prezantimin e këtij ligji nga Besnik Bislimi, zëvendëskryreministër i parë, bëhet e ditur se kjo marrëveshje ka për qëllim të vendosë bazën e nevojshme ligjore për të mundësuar që Kosova e Maqedonia e Veriut të përfitojnë nga programi për bashkëpunim ndërkufitar IPA 3 financuar nga BE për përiudhën 2021-2027”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco