Asistent personal e me pagë të majme, 'o sa mirë me qenë deputet o hej'

Asistent personal e me pagë të majme, 'o sa mirë me qenë deputet o hej'

13:43, 24/05/2023

Secili nga 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet që ta ketë asistentin e tij!

Rregullorja e re për shtesa, e Kuvendit të Kosovës, e parashikon këtë gjë. Kjo rregullore është miratuar në Kryesinë e këtij institucioni. 

Përveç që partitë politikë në Kosovë financohen me miliona euro nga buxheti i shtetit edhe financimi i asistentëve të anëtarëve të këtyre partive që janë zgjedhur deputetë, do të bëhet po ashtu nga buxheti i vendit.

Rregullorja e re për shtesa mbi pagen bazë për deputetë dhe për klasifikimin e pagës për stafin mbeshtetës politik të Kuvendit të Kosovës parashikon që duke filluar nga kryetari i Kuvendit e deri të deputetët, të kenë këshilltarë, përkatësisht asistentë.

Një deputet, bashkë me asistentin e tij, i kushton buxhetit të shtetit në fund të muajit 2 mijë e 331 euro (1 mijë e 722 euro paga e deputetit plus 609 euro paga e asistentit).

Pse?

Sepse, kështu lejon rregullorja e miratuar së fundmi në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.

Në këtë rast, shefi i stafit të Konjufcës, me koeficient 12.4 (sipas Ligjit për Paga) ka pagë bazë 1 mijë 302 Euro si dhe shtësë prej 30 për qind dhe shtesa për shpenzime ditore nga 5 Euro (mesatarisht 115 Euro në muaj), që dikun i bie që paga e tij mund të mbërrijë deri në 1 mijë e 807 euro.

Këshilltarët politikë që mund të jenë deri në 10 të tillë, kanë pagë bazë 987 euro.

Më tej, nënkryetarët parashihet të kenë katër persona staf politik, dy këshilltarë, një asistent dhe një shofer.

Tutje, edhe Grupet Parlamentare pritet të kenë këshilltarë e asistentë. Numri i tyre përcaktohet në bazë të madhësisë së grupi parlamentar.

Sipas rregullores, stafi mbeshtetës politik për Grupin Parlamentar është si në vijim:

1.1.Grupi Parlamentar deri ne 10 deputetë, nje (1) keshilltar politik 2 –C1O (koeficienti 9.4),

1.2.Grupi Parlamentarme 11 - 20 deputetë, dy (2) keshilltare politike 2 – C1O (koeficienti 9.4),

1.3.Grupi Parlamentarme 21-30 deputetë, tre (3) kshilltare politike 2 –C1O (koeficienti 9.4),

1.4.Grupi Parlamentarme 31-40 deputetë, kater(4) keshilltare politike 2 – C1O (koeficienti 9.4),

1.5.Grupi Parlamentarme 41 - 50 deputetë, pese (5) keshilltare politike 2 - C10 (koeficienti 9.4),

1.6.Grupi Parlamentar mbi 50 deputetë, gjashte (6) keshilltare politike 2 -C10 (koeficienti 9.4) dhe

1.7.Nje (1)Nepunes/e i/e Kabinetit 1 (vozites) - C-15 (koeficienti 5.8).

Paga bazë e një këshilltari të Grupit Parlamentar është 987 Euro, pa llogaritjen e shtesave dhe kompensimin për shpenzimet ditore.

Image

Tutje, neni 6 “Stafi mbeshtetes politik i Grupit Parlamentar, Komisionit Parlamentardhe deputetit/es” i rregullorës parasheh edhe këta asistentë:

2.Grupi Parlamentar ka të drejtë për staf mbeshtetës politik - një (1) nepunesi Kabinetit 1 (asistent) -C-15 (koeficienti 5.8)

3.Kryetari i Komisionit Parlamentar të përhershem apo funksional ka të drejtë në staf mbeshtetës politik - një (1) nëpunësi Kabinetit 1 (asistent) -C-15 (koeficienti 5.8).

Edhe deputetët kanë të drejtë të kenë një “zyrtar të lartë personal” që paga e tij bazë është 609 euro, plus shtesa prej 30 për qind dhe shpenzimet ditore, në fund paga mund të mbërrijë deri në 906 euro.

A ju duhen asistentët?

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka thënë se deputetët duhet të kenë asistentë, pasi sipas tij, deputetët kanë “jashtëzakonisht shumë punë”.

"Ka ardhë vendim është urdhër. Unë mendoj që asistentët duhet t’i kenë deputetë sikurse në gjithë botën, nuk është vetëm tek ne. Deputetët kanë jashtëzakonisht shumë punë me legjislacion dhe që kanë takime çdo ditë, por asistentët duhet t’i kenë. Në të gjitha vendet ku kemi shku i kanë pasë asistentë", ka thënë ai.

Image

Ai u pyet në 'DPT të Fidani' se çka i nevojitet  asistenti një deputeti.

Bajqinovci u përgjigj kështu:

“I vyn, unë mendoj që i vyn, besoni që i vyn, prej orë 9 deri 1 të natës nuk jam në shtëpi.” – ka thënë ai duke shtuar se është i angazhuar me punë brenda dhe jashtë Kuvendit gjatë kësaj peridhue.

Duhet të kujtojmë se, Kuvendi është kritikuar në vazhdimësi për përformancë të dobtë të punës.

Dihet se tash e sa javë nuk është mbajtur asnjë seancë e Kuvendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco