'Trepça' gjobitet me 1000 euro, nuk i ka paguar praktikantët

'Trepça' gjobitet me 1000 euro, nuk i ka paguar praktikantët

13:09, 24/05/2023

Ndërmarrja “Trepça” SH.A. është gjobitur me 1000 euro nga Inspektorati i Punës në Ministrinë e Punës, Financave dhe Transfereve, për mospagesën e praktikantëve.

Njëri nga praktikantët Arsim Musa kishte bërë ankesë, lidhur me mospagesën prej 100 eurove për 60 praktikantë që ishin certifikuar më 30 dhjetor 2022, dhe nga 200 euro për 30 praktikantë të certifikuar në janar të vitit 2023.

Inspektorati ka konstatuar ankesën të bazuar dhe rrjedhimisht “Trepça” është gjobitur me gjithsej 1000 euro për shkelje të dispozitave në dy nene të Ligjit të Punës dhe në një nen të Ligjit për Siguri dhe Shëndetin në punë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco