Aktivisti i plagosur në protestën e 10 shkurtit i kërkon llogari Kurtit

Aktivisti i plagosur në protestën e 10 shkurtit i kërkon llogari Kurtit

11:01, 24/05/2023

Naim Ramizi ka qenë pjesëmarrës në protestën e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje më 10 shkurt të vitit 2007.

Ai në një intervistë për lajmi.net ka thënë se Albin Kurti tashmë në realitet ndërsa sa ka qenë në opozita ka qenë në botën pararale.

‘’Albin Kurti në opozitë ka qenë në një botë paralele, ai sot edhe presionin ndërkombëtar e pranon, Kurti e ka harruar edhe kërkim faljen ndaj Serbisë, e ka shkuar e ka ulur kryet para Vuçiqit’’, thotë ish-aktivisti i VV-së.

Më tutje ai është shprehur se Kurti dhe Vetëvendosja asnjëherë nuk do të arrijë të marrin përsëri 50% të votave.

“Diaspora s’e ka më motivin ta votojë VV-në, rinia që ka shpresu shumë janë të zhgënjyer edhe janë tu ik prej Kosovës në masë shumë të madhe’’, ka thënë Naim Ramizi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco